Aplikacion
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se një “samit historik paqeje” do të mbahet sot në Uashington me pjesëmarrjen e udhëheqësve të Azerbajxhanit dhe Armenisë, dy ish-republika sovjetike në konflikt për dekada të tëra për sovranitetin mbi territoret e diskutueshme.
“Këto dy kombe janë angazhuar në një luftë për shumë vite, duke rezultuar në vdekjen e mijëra njerëzve. Shumë udhëheqës janë përpjekur ta përfundojnë këtë luftë, pa sukses, deri më tani, falë Trump”, tha presidenti republikan nëpërmjet Truth Social, duke iu referuar vetes në vetën e tretë dhe duke shkruar mbiemrin e tij me shkronja të mëdha.
Ai sqaroi se një ceremoni nënshkrimi paqeje me pjesëmarrjen e Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministrit armen Nikol Pashinyan.
Presidenti amerikan fillimisht do t’i mirëpresë të dy udhëheqësit veçmas dhe do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe midis SHBA-së dhe vendit të tyre me secilin, përpara nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe që do të mbahet në orës lokale 16:15.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit