zoom

Aktualitet

Dita e dytë/ Beqja mbërrin në Komision, mbulon sërish prangat

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në
shëndetësi.

Beqja është futur në kryesi me të njëjtin stil të një dite më parë, i prangosur e prangat të mbuluara me një veshje.

Mbledhja e ditës së djeshme u mbyll pa asnjë dëshmi nga ana e ish-ministrit, edhe pse ai ndenji për rreth 7 orë e gjysmë në ambientet e sallës ku zhvillonte punimet komisioni, ose në ambientet e tjera të Kryesisë së Kuvendit.

Postime të lidhura