zoom

Të gjitha

“A është martuar Fjoralba Ponari”?!/ Fotot e fundit ndezin dyshimet

Disa foto të moderatores Fjoralba Ponari e veshur me vello nusërie, ndezën dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.

Megjithatë pas gjithë tashethemeve u vërtetua se moderatorja do jetë pjesë e një seti fotografik ku do pozojë veshur me disa fustane nusërie. E gjitha lidhet me profesionin dhe jo me jetën personale.

Edhe pse u zbulua arsyeja pse Fjoralba u shfaq me fustan nusërie, dyshimet vazhdojnë. Një ndjekës i mikut dhe kolegut të Fjorlbës, Ervin Kurtit, dëshiron t’iu japë fund dyshimeve.

“Fjoralba është martuar?” – e pyet një prej ndjekësve gazetarin.

“Jo, ose është martuar dhe nuk na ka ftuar në dasmë”, shkruan gazetari. Moderatorja ka kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike, por nuk ndan shumë detaje apo foto me partnerin e saj në rrjetet sociale./L.K

/Zoom.al