zoom

Lajme

Dinamika/ Sharrë elektrike dhe qese për trupa, këngëtari bleu mjetet në internet për fshehjen e vrasjes makabre të 14-vjeçares

Dinamika/ Sharrë elektrike dhe qese për trupa, këngëtari bleu mjetet në internet për fshehjen e vrasjes makabre të 14-vjeçares

Këngëtari amerikan D4vd, i cili akuzohet për vrasjen e një 14-vjeçareje, sipas prokurorëve mjetet për të fshehur aktin e rëndë i ka blerë në internet, përfshirë sharrë elektrike me zinxhir.

Akuzat u publikuan në një dosje ku prokurorët tregojnë hapat që reperi ndërmori për të fshehur gjurmët përpara se trupi i copëtuar i 14-vjeçares Celeste Rivas Hernandez të gjendej në makinën e tij.

Prokurorët deklaruan se ai u takua me Rivas Hernandez kur ajo ishte 11 vjeç dhe pretendojnë se filloi ta abuzonte seksualisht kur ajo ishte 13 vjeç ndërsa ai 18 vjeç. Ata pretendojnë se adoleshenti i dërgoi mesazhe duke e kërcënuar se do të zbulonte marrëdhënien e tyre dhe do ti shkatërronte jetën përpara se ta vriste.

D4vd, emri i ligjshëm i të cilit është David Anthony Burke, është deklaruar i pafajshëm.

Në dosjen gjyqësore, prokurorët pretendojnë se Burke e goditi adoleshenten disa herë me thikë në shtëpinë e tij.

Prokurorët gjurmuan blerjet që ai kishte bërë në internet duke përdorur një emër të rremë në ditët pasuese, duke përfshirë dy sharra elektrike, një qese për trupat dhe një lopatë. Ata pretendojnë se ai gjithashtu bëri plane për të djegur provat, thuhet në dosje.

Dosja përshkruan ndërveprimet e mëparshme që autoritetet kanë pasur me këngëtarin, përfshirë edhe pasi adoleshentja u raportua e zhdukur në vitin 2024 nga familja e saj.

Prokurorët deklaruan se mesazhet tregojnë për një debat mes tyre më 22 prill 2025 mbi marrëdhënien e këngëtarit me gra të tjera. Rivas Hernandez dërgoi kërcënime me mesazhe për të “zbuluar informacione në lidhje me marrëdhënien e saj me të pandehurin për t’i dhënë fund karrierës së tij”, thuhet në dosje.

Prokurorët thonë në dokumentin e gjykatës se besojnë se adoleshentja u vra të nesërmen.

D4vd porositi një taksi që Rivas Hernandez atë ditë të shkonte në shtëpinë e tij dhe se ai i dërgoi asaj disa herë mesazhe, duke e pyetur se ku ndodhej, por prokurorët pretendojnë se mesazhet ishin pjesë e planit të tij “për të mbuluar vrasjen”, thuhet në dosje.

Albumi i parë në studio i D4vd u publikua atë javë – më 25 prill.

Në ditët pas vrasjes së saj, prokurorët thonë se këngëtari bëri një sërë blerjesh në internet për të asgjësuar trupin e Rivas Hernandez. Dosja pretendon se ai e copëtoi trupin e saj në garazhin e shtëpisë së tij në Hollywood Hills.

Dokumenti i gjykatës thotë gjithashtu se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se Burke ishte personi i fundit që drejtoi Teslën e tij, ku trupi u gjet në shtator 2025.