zoom

Aktualitet

Dinamika/ I ranë monedhat në rrugë dhe u kthye t’i mblidhte, si ndodhi përplasja e 7-vjeçarit! Përfundoi poshtë rrotave të makinave

Dinamika/ I ranë monedhat në rrugë dhe u kthye t’i mblidhte, si ndodhi përplasja e 7-vjeçarit! Përfundoi poshtë rrotave të makinave

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur të martën në zonën e Treshit, në Tiranë, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Sipas informacioneve nga terreni, ngjarja ka ndodhur në momentin kur semafori ka kaluar në dritë jeshile për automjetet. Raportohet se fillimisht 55-vjeçari Tomorr Shukullli i ka dhënë disa monedha të miturit, të cilat i kanë rënë në tokë. Në përpjekje për t’i mbledhur, fëmija ka dalë përpara automjeteve pikërisht në çastin kur mjetet kanë nisur lëvizjen.

Sipas dinamikës së zbardhur, përplasja e parë ka ndodhur në momentin e nisjes së mjeteve, ndërsa goditja fatale dyshohet se është shkaktuar nga automjeti i dytë, që ndodhej pas, ku i mituri ka përfunduar poshtë rrotave. 55-vjeçari ka ndaluar menjëherë mjetin pasi ka dëgjuar thirrjet e kalimtarëve, ndërsa drejtuesja e automjetit tjetër, 42 vjeçe, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se Shukullli e ka transportuar 7-vjeçarin drejt Spitalit të Traumës. Fillimisht, ai ka deklaruar se nuk ka qenë personi që e ka përplasur fëmijën, por se ka reaguar pasi ka dëgjuar britmat e qytetarëve dhe e ka parë të miturin të shtrirë në rrugë.

Zbardhja e plotë e ngjarjes është bërë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të mbledhura në vendin e aksidentit. Disa orë më vonë është siguruar edhe një regjistrim me pamje më të qarta, që dokumenton të gjithë dinamikën. Sipas dyshimeve paraprake, në momentin e aksidentit 7-vjeçari ndodhej në rrugë duke lypur.

Postime të lidhura