zoom

Lajme

Dikur të pandarë, Einxhel Shkira i jep fund miqësisë me personazhet VIP? Ç’ndodhi mes tyre

Dikur të pandarë, Einxhel Shkira i jep fund miqësisë me personazhet VIP? Ç’ndodhi mes tyre

Një nga miqësitë më të njohura të ekranit shqiptar duket se ka hyrë në një fazë krize. Bëhet fjalë për raportin mes Einxhel Shkirës, Graciano Taganit, Fjoralba Ponarit dhe Argjira Spancës, një katërshe që u afrua gjatë bashkëpunimit të tyre në emisionin “E Diell” dhe që për vite me radhë u shfaq si e pandashme.

Shenjat e para të përçarjes janë vënë re në rrjetet sociale. Einxhel Shkira ka hequr nga lista e ndjekjes në Instagram Graciano Taganin, Fjoralba Ponarin dhe Argjira Spancën. Veprimi duket i njëanshëm, pasi tre moderatorët vijojnë ta ndjekin ende Einxhelin në profilet e tyre personale.

Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje, duke pasur parasysh marrëdhënien e afërt që ata kanë shfaqur ndër vite, si gjatë kohës në “E Diell”, ashtu edhe pas largimit të Einxhel Shkirës për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Ndërkohë, Einxhel vijon të ndjekë moderatorin Flori Gjini, çka sugjeron se krisja nuk lidhet me të gjithë rrethin e saj profesional, por konkretisht me pjesën tjetër të grupit.

Veprimi i Einxhel Shkirës ka nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale. Lidhur me situatën ka reaguar Graciano Tagani, i cili përmes një InstaStory ka publikuar një mesazh të shkurtër, të interpretuar si përgjigje ndaj ngjarjes: “Mirënjohja është virtyti më i mirë i çdo personi! Kjo është motoja ime”, pa dhënë sqarime të mëtejshme. Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca nuk kanë reaguar, ndërsa edhe Einxhel Shkira ka zgjedhur të mbajë heshtje.

Të gjitha këto detaje lënë të kuptohet se përplasja mund të ketë arsye personale, të cilat protagonistët kanë zgjedhur të mos i bëjnë publike. Kujtojmë se për shumë vite, të katër figurat ishin ndër miqësitë më të konsoliduara në radhët e VIP-ave, me takime të shpeshta dhe mesazhe miqësore të ndara publikisht. Megjithatë, veprimet e fundit në Instagram tregojnë se diçka ka ndryshuar ndjeshëm në këtë raport.

Postime të lidhura