zoom

Aktualitet

Video/ Digjet automjeti, bllokohet trafiku në tunelin e Elbasanit

Mëngjesin e sotëm është bllokuar tuneli në autostradën Tiranë-Elbasan.

Një mjet është djegur dhe janë krijuar shtëllunga të mëdha tymi, duke paralizuar kështu dhe qarkullimin e automjeteve të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)

Automjeti dyshohet se është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti teknik. Mësohet se mjeti po udhëtonte nga Tirana në Elbasan dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe lëvizjen e mjetit nga rruga.