zoom

Lajme

Digjen dhjetëra autobusë të rreshtuar në Durrës. Tymi mbulon zonën

Digjen dhjetëra autobusë të rreshtuar në Durrës. Tymi mbulon zonën

Dhjetëra autobusë të braktisur në sektorin Rinia janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Siç duket, autobusët janë të rreshtuar shumë pranë njëri-tjetrit, duke lehtësuar përhapjen e flakëve nga njëri automjet te tjetri.

Ndonëse me vështirësi për shkak të tokës kënetore, forcat zjarrfikëse kanë mbëritur në vendgjarje dhe kanë izoluar flakët, si dhe po vazhdojnë punën për shuarjen totale të tyre.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit masiv që ka shkrumbuar tashmë disa prej autobusëve të braktisur dhe jofuksionalë. Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshëm apo aksidentale. I pa ditur për momentin është edhe informacioni se kujt i përkasin këto mjete transporti.

Postime të lidhura