zoom

Aktualitet

Diell, por ngrica në rrugë – Parashikimi i motit për javën, kur rriten temperaturat

Për këtë javë që po futemi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndureshme, ku do të mbizotërojë kohëzgjatja me diell, por me temperatura të ulëta e kryesisht ato në vlerat minimale.

Dita e hënë parashikohet e kthjellët në të gjithë territorin, si edhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Të martën dhe të mërkurën pritet të jetë mot i kthjellët në të gjithë territorin e me temperatura të ulëta, shoqëruar me prani të ngricave të forta në akset rrugore.

Ditët e enjte dhe të premte moti pritet të jetë me alterime vranësirash në pjesën e parë të ditës e më pas kthjellime në të gjithë territorin shoqëruar, me një rritje të lehtë të temperaturave minimale e maksimale. Po ashtu, do të ketë prani të ngricave në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.