Aplikacion
Manchester City po planifikon që të fillojë bisedimet për rinovimin e kontratës së Erling Haaland.
Sulmuesi norvegjez po shkëlqen me paraqitje dhe aktualisht është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.
Kampionët e Anglisë dhe Evropës do të tentojë ta blindojë Haaland me një kontratë të re duke i përmirësuar edhe pagën shkruan tabloidi “Telegraph”.
🚨 Manchester City plan to start talks with Erling Haaland over a new contract in order to hold off interest from Real Madrid.
(Source: Telegraph) pic.twitter.com/UNQAiH3GZa
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) October 6, 2023
Nëpërmjet rinovimit, Manchester City dëshiron që të largojë Real Madridin, që mbetet shumë i interesuar për shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar. /zoom.al/