zoom

Aktualitet

Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën hetim

Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën hetim

Një episod dhune në familje është shënuar në qytetin e Korçës, ku dy gra, kunata mes tyre, janë konfliktuar duke ushtruar dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasen M. R., 58 vjeçe, banuese në Korçë. Po kështu ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K. R., 43 vjeçe, gjithashtu banuese në Korçë. Kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Policia bën me dije se dosja i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”./ Zoom.al

Postime të lidhura