zoom

Aktualitet

Dhunë barbare në Korçë/ 4 persona rrahin me shkopa bejsbolli 30-vjeçarin (PAMJET E SULMIT)

Një 30-vjeçar u dhunua barbarisht nga një grup personash pasditen e kësaj të premteje në Korçë.

Policia njoftoi se katër persona, të identifikuar si Spartak Selima dhe Kristi Selima (vëllezër), Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri kanë dhunuar me shkopa bejsbolli 30-vjeçarin Ramadan Hasani.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe, siç duket nga pamjet, të katër autorët e ndjekin me vrap 30-vjeçarin me shkopa bejsbolli në duar dhe më pas nisin ta godasin.

Ramadan Hasani, për t’i shpëtuar dhunës, përpiqet të largohet dhe futet në ambientet e një lavazhi aty pranë, por agresorët shkojnë edhe aty brenda.

I dhunuari u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa katër dhunuesit janë shpallur në kërkim nga policia.

Sipas grupit hetimor, shkak i konfliktit dyshohet një debat i mëparshëm i ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis Ramadan Hasanit, Spartak Selimës dhe Kristi Selimës.