zoom

Aktualitet

Dhuna në protestë/ Nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhuna në protestë/ Nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, pas incidenteve të dhunshme të regjistruara gjatë protestës së 20 shkurtit të organizuar nga Partia Demokratike.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dy deputetët akuzohen se kanë shtyrë dhe goditur fizikisht një efektiv policie dhe një qytetar, të cilin dyshohet se e kanë ngatërruar me agjent civil. Procedimi penal ka nisur pas kallëzimeve të bëra nga shtetasit Krenar Metaj dhe Totem Toraj, të përfshirë drejtpërdrejt në incident.

Nga verifikimet rezulton se Krenar Metaj është punonjës i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, ndërsa Totem Toraj është qytetar dhe sipërmarrës privat, pa asnjë funksion apo angazhim politik. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Xhamia e Namazgjasë, ku Toraj kishte ndaluar rastësisht dhe po bisedonte me efektivin e policisë, të cilin e njihte personalisht./ Zoom.al

Postime të lidhura