Aplikacion
Prokuroria e Tiranës dha këtë të martë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha.
Ato akuzohen për dhunën barbare që ushtruan ndaj Klea Prengës, të cilën e goditën me sende të forta në një lokal në Tiranë në gusht të vitit 2024.
Për Mariela Berishën, autoren e sulmit, prokurori Ndini Tavani kërkoi që të futet në qeli për 3 vite. Ajo aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak.
Ndërsa për Antonela Berishën, organi i akuzës kërkoi 3 vite shërbim prove.
Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, pas disa muajsh arrati.
Policia i shpalli ato në në kërkim, si të akuzuara për “Plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim”./ Zoom.al