zoom

Aktualitet

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali/ U qëllua 17 herë me thikë

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali/ U qëllua 17 herë me thikë

Zbardhen detaje të reja tronditëse nga krimi i rëndë që ndodhi më 14 qershor në qytetin italian të Maceratës, ku 48-vjeçari shqiptar Nikollaq Hudhra vrau ish-bashkëshorten e tij, Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, në mes të një parku publik.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer nga mjeku Antonio Tombolini në morgun e spitalit të Maceratës, Gentiana është goditur plot 17 herë me thikë, kryesisht në kokë, shpinë dhe fyt, duke pësuar plagë fatale që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Krimi ndodhi pas një përplasjeje të ashpër verbale mes dyve, e cila degjeneroi brenda pak minutash. Sipas dëshmive, pas goditjeve me thikë, Nikollaqi vazhdoi të shkelmonte trupin e pajetë të Gentianës, para syve të kalimtarëve të tmerruar.

“Pashë burrin që po e godiste me shkelma. Ajo ra në tokë, por ai nuk ndalonte. Kur iu afrova, kishte shumë gjak kudo”, tha një dëshmitar.

Pas vrasjes, autori nuk tentoi të arratisej, por qëndroi ulur në një stol pranë viktimës, me një sjellje të ftohtë dhe thuajse të qetë./ Zoom.al

Postime të lidhura