zoom

Aktualitet

DETAJE/ Pse u dërgua në spital Veliaj?

DETAJE/ Pse u dërgua në spital Veliaj?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar sot nën masa të rrepta sigurie nga Burgu i Durrësit drejt Spitalit Rajonal, pas raportimeve për probleme shëndetësore.

Sipas burimeve të sigurta pranë spitalit, Veliaj ka shfaqur temperaturë të lartë që prej mbrëmjes së kaluar.

Në spital iu bënë disa analiza dhe, pas trajtimit të nevojshëm, ai është larguar rreth orës 13:30.

Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgim, nën akuzë nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, në kuadër të një hetimi që lidhet me tendera dhe projekte të Bashkisë së Tiranës.

Një javë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për lirimin nga masa “arrest me burg”./ Zoom.al

Postime të lidhura