zoom

Aktualitet

Detaje nga plagosja në Tiranë/ Si nisi konflikti mes turqve, autorit iu bllokua arma

Detaje nga plagosja në Tiranë/ Si nisi konflikti mes turqve, autorit iu bllokua arma

Një konflikt i mëparshëm mes dy shtetasve turq dyshohet të ketë çuar në plagosjen me armë zjarri të një 39-vjeçari mbrëmjen e së hënës në zonën e Saukut, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, sherri mes palëve kishte nisur disa kohë më parë në Turqi. Dyshohet se disa ditë para ngjarjes ata ishin përplasur sërish dhe kishin lënë një takim në një lokal për të sqaruar konfliktin.

Gjatë takimit, situata ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Shtetasi turk Halil Uçar është qëlluar me një plumb në shpatull, duke mbetur i plagosur, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori, gjithashtu shtetas turk, ka tentuar të qëllojë disa herë ndaj shënjestrës, por arma dyshohet se është bllokuar, duke bërë që të shkrepë vetëm një plumb.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Zoom.al

Postime të lidhura