Aplikacion
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit, në kompleksin turistik Valamar ku një 28 vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u godit me dy plumba.
U raportua se shkak i konfliktit mes Altin Lekëgegaj, autorit dhe të riut Liridon Rada ka qenë një vend parkimi.
Nga të dhënat e para dyshohet se autori dhe i plagosuri janë konfliktuar për vendin e parkimit dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Burimet bëjnë me dije se pas krimit autori 44 vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit në gjëndje të rëndë për jetën.
Ndërsa gjithashtu u bë me dije se 28 vjeçari Liridon Rada ka akoma plumbin në brinjë dhe nuk mund të transportohet drejt Traumës. Zoom.al/