Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dy shqiptarëve me armë zjarri në Gjermani.
Të plagosur mbetën babai dhe vëllai i boksierit shqiptar, Besar Nimani, i cili u vra pranverën e vitit 2024.
Referuar mediave gjermane, e gjithë ngjarja ndodhi teksa në gjykatë po zhvillohej seanca me një nga autorët e arrestuar për vrasjen e Nimanit.
Rreth orës 13:30 minuta, pak pas përfundimit të seancës gjyqësore, u dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri.
Fillimisht, u qëllua nga një trotuar, rreth 150 metra larg daljes së gjykatës.
Më pas, autori u fut në një makinë me ngjyrë të zezë dhe vijoi të qëllojë nga brenda mjetit.
Nga të shtënat, babai u boksierit mori plagë të rënda në mushkëri, ndërsa vëllai i tij u plagos në këmbë.
Autori u arrestua disa minuta pas ngjarjes së rëndë.

