zoom

Aktualitet

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë/ Kush është pronari i lokalit që u qëllua me armë

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë/ Kush është pronari i lokalit që u qëllua me armë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pak pas mesnate në Krastë të Fushë-Krujës.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se lokali që u qëllua me armë zjarri është në pronësi të Mondi Vogës.

Ai ka bërë denoncimin në polici pas ngjarjes.

Mondi Voga ka qenë shoferi i Arjan Ndojës, ish-prokurorit.

Ai ka qenë në kërkim për dhunën e avokatit Ilia Ilia në Durrës, ndërsa rezulton i arrestuar më parë për armëmbajtje.

Sipas burimeve, autorët, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri drejt lokalit dhe hotelit që ndodhet mbi të. Fatmirësisht, në momentin e sulmit nuk ka pasur turistë apo pushues në hotel. Shenjat e plumbave janë të dukshme në fasadë, ndërsa disa prej tyre kanë depërtuar deri në banak./ Zoom.al

Postime të lidhura