zoom

Slider

Detaje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, Flor Mumajesi i bën çiftit surprizën e veçantë

Dasma e shumëpërfolur e moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj ka pasur padyshim interes të veçantë.

Këngëtari i njohur Flor Mumajesi i ka bërë një dedikim çiftit gjatë ceremonisë martesore të tyre.  Mes shumë detajeve të zbuluara nga dasma, revista “Who” ka mësuar se një nga momentet më të bukura të ceremonisë në Toskanë ishte kur Flori Mumajesi u dhuroi Arbanës dhe Edit një këngë, të shkruar enkas për ta.

Këngën e kënduan të tre djemtë e “Three Dots”; Flori, Bruno dhe Klajdi dhe ky ishte një moment që e ka emocionuar si Arbanën, ashtu edhe Edin. Pjesë e këngës ishte bërë edhe zëri i Arbanës dhe Jonit. Me siguri, ditët e ardhshme, kënda do të bëhet publike, por do të mbetet përjetësisht një kujtim i paharruar në jetën e çiftit./ Zoom.al