zoom

Aktualitet

DETAJE/ Kush ishte shënjestra e të shtënave në Berat, i dënuar për vrasje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në Berat ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

Brenda automjetit ndodhej Altin Halili, 46- vjeç, me precendent të mëparshëm penal.

Halili është dënuar dhe ka kryer 12 vite burgim nën akuzën e vrasjes.

Nuk dihet ende kush janë autorët që qëlluan në drejtim të automjetit që drejtohej nga 46-vjeçari Halili.

Pak pas ngjarjes, policia gjeti automjetin tip “Hundai” duke u djegur në fshatin kozare, në drejtim të Kuçovës.
Nuk dihet nëse te shtënat ishin një paralajmërim apo një atentat i dështuar.