Aplikacion
Greta Ambeli, kandidatja për deputete e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun e Tiranës, ka denoncuar një skemë të zhvatje së bizneseve nga ana e qeverisë përmes Bashkisë Tiranë.
Në një video, kandidatja për deputete shpjegon se si qeveria po zhvat qytetarët përmes institucioneve të tjera, në këtë rast përmes Bashkisë së Tiranës.
Ajo ka treguar se qeveria ka rritur ajo tregon se si për këtë vit qeveria ka rritur taksat dhe tarifat vendore pa njoftuar, krahasuar me vitin 2023 dhe 2024
Kandidatja për deputete shprehet se në vitin 2025, përveç detyrimit tatimor që është dyfishuar, subjektet tatimore janë ngarkuar me pagesën e kamatëvonesave, gjoba për mos pagesë edhe për detyrimet e vitit 2023 dhe 2024 (të cilat janë likuiduar konform shkresa për njoftim nga Bashkia në atë vit ushtrimor).
“Edhe pse akti nënligjor nuk ka fuqi prapavepruese, duket se zbatimi i parimeve ligjore nuk vlen për këtë qeveri”, tha Ambeli.
View this post on Instagram