zoom

Lajme

Dëmtimi i Berishës trondit Leccen, Ramadani: Jam i shqetësuar për vëllain tim të vogël

Dëmtimi i Berishës trondit Leccen, Ramadani: Jam i shqetësuar për vëllain tim të vogël

Lecce mposhti 1-0 Pisa-n, por ky 3-pikësh erdhi me shumë kosto, pasi Di Francesco humbi Medon Berishën. Pas vetëm 10 minutash lojë, mesfushori kuqezi u shtri në tokë duke prekur këmbën.

Mes lotësh, Berisha doli nga fusha me barelë, ndërsa i gjithë stadiumi duartrokiste dhe brohoriste emrin e tij. Një goditje e madhe jo vetëm për Lecce-n, por edhe për përfaqësuesen kuqezi, pasi Berisha ndalet në momentin e tij më të mirë.

Shkëlqeu në këtë sfidë Ylber Ramadani, titullar dhe 90 minuta në fushë, i vlerësuar nga mediat me notën 7,4. Në përfundim të ndeshjes, fjalët e para të Ramadanit shkuan pikërisht për Medon Berishën:

“Më vjen shumë keq për Berishën, për vëllain tim të vogël. Dëmtimi i tij më shqetëson, e presim sa më shpejt në fushë,”- u shpreh Ramadani.

Pas ndeshjes, edhe trajneri Eusebio Di Francesco theksoi se kjo fitore u zbeh nga dëmtimi i Berishës, duke vërtetuar peshën e mesfushorit kuqezi brenda ekipit./ Zoom.al