Aplikacion
Reuters sjell pamje nga zjarri masiv që përfshiu ditën e djeshme Delvinën.
Imazhet e kapura nga fotografi Florion Goga tregojnë vendin e shkrumbuar nga flakët, ndërsa banorët dëshmojnë të trishtuar katastrofën natyrore.
Flakët që u përhapën me shpejtësi për shkak të erës bënë që të evakuohej spitali i Delvinës, si dhe banorë të zonës. Zjarri rrezikoi edhe puset e naftës. / Zoom.al











