zoom

Aktualitet

Delta nuk kurseu as fëmijët! 8 ndodhen në spital, Rakacolli flet për gjendjen e tyre

Varianti Delta i Covid-19 nuk ka kursyer as fëmijët. Sipas kryetares së Komitetit Teknik, zv/ministres Mira Rakacolli rezultojnë se tetë fëmijë janë të prekur nga varianti Delta i Covid-19.

“Ka një shtim të numrit të rasteve të fëmijëve, por fëmijët nuk janë rëndë. Janë vetëm 8 fëmije në spital dhe nuk janë në gjendje të rëndë, kanë një klinikë më të lehtë sesa dimrin e kaluar. Nuk vihen re komplikacione”, tha Rakacolli.

Ditën e djeshme, ministria raportoi se janë kryer 5460 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 768 qytetarë, në këto bashki:

219 raste në Tiranë, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, nga 17 raste në Kamëz, Elbasan, Peqin, 16 në Malësi e Madhe, 13 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Berat, nga 7 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Pogradec, nga 5 raste në Poliçan, Kuçovë, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Has, Tropojë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mirdië, Shijak, Mallakastër, nga 2 raste në Cerrik, Dimal, Këlcyrë, Delvinë, Vorë, nga 1 rast në Mat, Patos, Selenicë, Himarë, Përmet, Memaliaj, Skrapar, Belsh.
Aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Postime të lidhura