zoom

Aktualitet

Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët me celularë në provim (foto)

Edhe këtë vit, teza e provimit të Maturës Shtetërore ka dalë jashtë institucioneve, ku po zhvillohet testimi.

Në një kohë kur 33 mijë maturantë, në të gjithë Shqipërinë janë duke iu nënshtruar provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, është bërë e mundur futja e telefonave celularë në klasa, pavarësisht rregullave të përcaktuara nga Ministria e Arsimit.

Edhe pse MAS ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit, duke angazhuar rreth 7000 mësues në monitorimin e maturantëve, sërish është përsëritur historia.

Zoom.al ka siguruar tezat në fjalë:

 

Rregullorja e Maturës Shtetërore, e publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit parashikon ndjekje penale për personat që arrijnë të publikojnë këto materiale të rëndësisë së veçantë.

“Për çdo person të tretë, i cili publikon materiale të një rëndësie të veçantë , deri në çastin e përfundimit të kohës së testimit, ndaj individit që i ka publikuar do të kërkohet ndjekje penale nga organet përkatëse nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar”, nënvizohet në rregullore./zoom.al/