zoom

Aktualitet

U masakrua për vdekje në rrugë, kush është shqiptarja që u vra në Athinë. Del edhe foto e burrit

Krimi makabër në familjen shqiptare Danaj tronditi vendin fqinj mëngjesin e sotëm, teksa detaje të reja bëhen me dije nga vrasja e 40-vjeçares shqiptare në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se 40-vjeçarja Enkelejda Danaj, si në të shkuarën e afërt ashtu edhe një dekadë më parë, i është drejtuar tre herë autoriteteve dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Veçanërisht, denoncimi i parë është bërë më 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ndaj ish-partnerit të saj për shkelje të legjislacionit për dhunën në familje.

Autori i vrasjes akuzohet se është Eduart Danaj, 50 vjeç, nga Vlora, që u shpall në kërkim.

Më pas burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori. Ankesa e dytë është bërë më 18 shtator 2022 ku viktima ka denoncuar tashmë ish-bashkëshortin për kërcënime, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Burri u arrestua sërish dhe u dërgua në prokurori.

Në këtë pikë duhet theksuar se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit burrit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo e kishte lejuar që në vitin 2018. Ankesa e fundit është bërë më 7 maj 2024, sërish për dhunë në familje (kërcënimi, lëndimi trupor dhe abuzimi verbal).

40-vjeçares i është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshironte ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente.