zoom

Aktualitet

Të dënuarit në regjimin “41 Biss” nisin grevën e urisë pa afat në Burgun e Peqinit. Ja 4 kërkesat

Regjimi i përforcuar i izolimit në burg sipas modelit italian “41 Biss” po kthehet në problem të vërtetë për të dënuarit. Të privuar pothuajse nga çdo liri dhe aktivitet, ata kanë vendosur të hidhen në një grevë pa afat.

Lajmi u konfirmua sot nga përfaqësuesit e tyre, të cilët shpërndanë edhe peticionin e shkurtër me 4 kërkesat e tyre. Në këtë mënyrë njoftohet se të burgosurit në regjimin 41-biss në Peqin fillojnë grevë pa afat. Ata refuzojnë ushqimin dhe ujin në shenjë proteste, duke pretenduar se u privohen edhe të drejtat më bazike.

Në IEDP Peqin, sipas burimeve jozyrtare, bëhet me dije se të burgosurit e regjimit 41 Biss janë futur në grevë pa afat dhe i kanë parashtruar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe MD katër kërkesa, ja cilat janë:

1-Të lejohet futja e ushqimit nga familjarët.

2-Të lejohet të blejnë ushqime.

3-Të kenë ndriçim të hapur nga dritarja, jo me zgarë.

4- T’u lejojen të gjitha kanalet TV, pasi me vendim të AMA-s u lejohen vetëm 5 kanale televizive, kryesisht programe edukuese. /ZOOM.AL/