zoom

Aktualitet

Dy javë në grevë urie për shkak të transferimit në Burrel, i burgosuri përfundon në spital (LETRA)

Pas 13 ditësh në grevë urie, i dënuari Vladimir Hoxhaj, me origjinë nga Malësia e Madhe, i cili po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ka përjetuar probleme shëndetësore serioze.

Shkak për këtë grevë është bërë transferimi i tij nga Burgu i Reçit, ku ishte më pranë familjes, në Burgun e Burrelit.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, Hoxhaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Nuk dihet gjendja shëndetësore, ndërsa Hoxhaj vijon të qëndrojë në grevë urie deri në plotësimin e kërkesave për ta transferuar në IEVP Reç. Ai ka dërguar edhe shumë letra në media dhe institucione, por që s’janë marrë parasysh nga autoritetet. /ZOOM.AL/