Aplikacion
Ilir Meta po përgatit një libër gjatë qëndrimit të tij në burg, ku do të rrëfejë zhvillimet më të rëndësishme të karrierës së tij politike dhe ngjarjet që kanë ndodhur “pas kuintave” në skenën politike shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Kujtim Cakrani, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Breaking” në Top News.
Sipas Cakranit, Meta po përshkruan 35 vitet e angazhimit të tij publik dhe përmbajtja e librit pritet të “trondisë politikën shqiptare”.
“Zoti Meta do të jetë ‘Konti Monte Kristo’ i politikës shqiptare”, shtoi ai, duke theksuar se libri do të ofrojë një perspektivë personale mbi jetën dhe vendimet e tij politike.
Ilir Meta ndodhet në burg që nga 21 tetori 2024, pas hetimeve të SPAK që lidhen me dosjen CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në Shtetet e Bashkuara dhe hetimin pasuror. Ai dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie./ Zoom.al