zoom

Lajme

Debati për të dënuarit shqiptarë në Britani, Farage pranon ftesën e Ramës: Do diskutojmë për kthimin e të burgosurve

Debati për të dënuarit shqiptarë në Britani, Farage pranon ftesën e Ramës: Do diskutojmë për kthimin e të burgosurve

Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi.

Ai e bëri këtë njoftim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se gjatë vizitës do të diskutojë edhe çështjen e kthimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe.

“Pranoj ftesën e Kryeministrit @EdiRamaal për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë,” shkruan Farage.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama e ftoi për vizitë në Shqipëri politikanin britanik pas përplasjeve në lidhje me shqiptarët e dënuar në Britani.

Sipas Farage, 1 në 48 shqiptare ndodhet në burg, por kjo shifër u kundërshtua nga kryeministri Edi Rama.

Postime të lidhura