Aplikacion
Në seancë ka pasur debate mes palëve për mënyrën se si janë marrë komunikimet në aplikacionin e koduar Sky Ecc nga drejtësia shqiptare prej autoriteteve franceze.
Gjyqi u shoqërua me debat mes dy prokurorëve Arben Kraja dhe Altin Dumani me avokatët e të pandehurve.
Sipas mbrojtësve ligjore, pas më shume se një viti Prokuroria e Posaçme ka pranuar që provat e grumbulluara nga zbërthimi i Sky ECC nuk jane dokumenta siç kanë pretenduar deri më tani, por janë përgjime.
Në seancë gjykim të shkurtuar ka kërkuar ish-prokurori Xhevahir Lita, Oltion Bistri dhe Asmer Bilali.
Kërkesa e tyre do të shqyrtohet në treshen gjykuese. Biznesmeni Pëllumb Gjoka do të shkojë me gjykim të zakonshëm dhe të pandehurit e tjerë. Seanca u shty për shkak të mbarimit të orarit zyrtar dhe do të vijojë më datë 8 tetor.
Skandal/ Tifozët serbë kore raciste ndaj shqiptarëve dhe thirrje “Kosova është Serbi”