Aplikacion
“E ke shitur veten për këtë lojë”, i tha Romeo Eglës, e cila iu kthye: “Ti merr vesh nga vetja, ti me këtë surrat”.
Më pas Veshaj i kundërpërgjigjet se është ‘interesaxhie dhe shumë e paedukatë’. “Unë nuk shaj gratë, ti shan edhe burrat edhe gratë”, tha ai.
“Nga gratë të kam hequr unë një peshë shumë të rëndë që nuk ta kisha vënë unë. Duhet thjesht të jesh falënderues për atë. Tu vendos gjatë 3 muajve një peshë shumë e madhe në kurriz. Nuk ta vendosa unë, por të kërkova falje për të ta hequr, po kaq tru ke. Sytë që të pëlcasin, shihe vetë”, i tha Egla.
“O ti plaç në vend, plaç nga inati në vend, të pëlcas në vend”, iu drejtua më pas Romeo.
“Më mirë mos më kishte çuar në finale”, Romeo kundër Eglës: Na e ke shpif, si nuk të vjen zor…, ka vijuar ai.
Pjesë nga debati:
Romeo: Unë kam aq këllqe saqë e mbaj veten dhe nuk t’a kthej me të njëjtën monedhë.
Egla: Bravo. Do marrësh një çmim për këtë.
Romeo: Nuk ka nevojë.
Egla: Do të japim edhe një fletë lavdërimi.
Romeo: Është thjesht edukatë, që ti nuk e ke.
Egla: Ti nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash.
Romeo: Kjo quhet dinjitet.
Egla: E si përfundim, ti në këtë shtëpi nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash. Unë jam më burrë se ty. Jam alamet burri. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë