zoom

Lajme

Dasmë në familjen kuqezi, martohet Arbër Hoxha. Armand Duka ia merr valles me çunat e Kombëtares

Dasmë në familjen kuqezi, martohet Arbër Hoxha. Armand Duka ia merr valles me çunat e Kombëtares

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar dashurinë e tij, duke i dhënë fund beqarisë menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të muajit qershor me kuqezinjtë.

Ceremonia festive mblodhi shumë emra të njohur të futbollit shqiptar, duke e kthyer mbrëmjen në një event të veçantë. Mes të ftuarve ishte edhe presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, i cili ia mori valles bashkë me futbollistët e Kombetares, duke ndezur atmosferën.

Në dasmë u panë gjithashtu Elseid Hysaj, Mirlind Daku dhe Bujar Pllana, të cilët iu bashkuan festës dhe krijuan një atmosferë të ngrohtë e festive.

Ky moment i rëndësishëm në jetën personale të Arbër Hoxhës vjen menjëherë pas angazhimeve të tij me Kombëtaren shqiptare, duke shënuar një tjetër kapitull të veçantë për sulmuesin kuqezi.