zoom

Lajme

Dashuria triumfon! Pasi tejkaluan krizën në marrëdhënie, futbollisti i propozon për martesë nënës së djalit të tij

Dashuria triumfon! Pasi tejkaluan krizën në marrëdhënie, futbollisti i propozon për martesë nënës së djalit të tij

Nicolò Zaniolo dhe Sara Scaperrotta po martohen. Pas thashethemeve të javëve të fundit, çifti e kanë zyratizuar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Futbollisti i Fiorentinës zgjodhi t’i propozonte për martesë nënës së djalit të tij, Tommaso, në një restorant me pamje nga Ponte Vecchio. 25-vjeçari më pas iu ul në gjunjë dhe nxori kutinë me unazën e fejesës.

“Tani dhe përgjithmonë”, shkroi Nicolo Zaniolo dhe Sara Scaperrotta në rrjetet sociale, duke shpërndarë pamje nga momenti romantik.

Nicolò Zaniolo dhe Sara Scaperrotta kanë pasur një marrëdhënie që ka zgjatur prej disa kohësh, por lidhja e tyre është shoqëruar me ulje e ngritje.

Të dy u lidhën kur ishin shumë të vegjël, por pas dy vitesh lidhje u ndanë në vitin 2021, kur Sara zbuloi se ajo ishte shtatzënë.

Në atë kohë, futbollisti, i cili luante për Romën, tha se nuk ndihej gati të bëhej baba, por do të merrte përgjegjësitë e tij.

Në të njëjtën periudhë, dolën zërat e parë për lidhjen e tij me Chiara Nasti, tashmë gruaja e futbollistit të Lazios, Mattia Zaccagni.

Scaperrotta deklaroi se e donte fëmijën, ndërsa sipas futbollistit marrëdhënia e tyre tashmë ishte përkeqësuar para zbulimit të shtatzënisë.

Pas një periudhe të gjatë ku çifti mbanin kontakte për shkak të djalit të tyre Tommaso, në verën e vitit 2024 Sara dhe Nicolò i befasuan të gjithë me fotot nga pushimet së bashku.

“Vendosëm t’i japim familjes tonë një shans tjetër,” tha në atë kohë 26-vjeçarja. Muajt ​​e fundit, marrëdhënia mes të dyve është forcuar dhe stabilizuar, ata kanë ndarë disa foto së bashku deri në propozimin për martesë. Tani mbetet vetëm të presin datën e dasmës së tyre.