Aplikacion
Një tjetër çift i njohur i showbiz-it shqiptar dyshohet se po kalon një moment të vështirë në marrëdhënien e tyre.
Bëhet fjalë për Danja Kokën dhe partnerin e saj, Redin, të cilët kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për disa ndryshime të fundit. Sipas asaj që është vënë re nga ndjekësit, dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram.
Gjithashtu, të dy kanë fshirë nga profilet e tyre fotografitë e përbashkëta, çka ka shtuar dyshimet për një krisje në raportin e tyre.
Deri pak kohë më parë, çifti ishte aktiv në rrjete sociale, ku ndanin momente nga përditshmëria e tyre.
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga ana e tyre, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një ndarje apo një situatë të përkohshme.
