zoom

Aktualitet

Dallimi mes mushkërive të pacientëve me COVID të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar (VIDEO)

Me qëllim që të rrisin numrin e të vaksinuarve në Kosovë, ndërkohë që rastet e reja kanë njohur shifra rekord, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një spot ku evidentohet dallimi në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.

Eksperët janë të gjithë dakord se kush është i vaksinuar kalon një formë të lehtë të virusit dhe më me pak dëme në trupin e njeriut.

“Dallimi në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë.