zoom

Aktualitet

Dalin përgjimet e prokurorisë: Si u kap kontenieri me 137 kg kokainë që vinte nga Greqia

137 kilogramë kokainë u kap në 4 konteinerë që vinin nga Ekuadori dhe kishin destinacion Shqipërinë. Autoritetet greke e zbuluan drogën, e zëvendësuan atë me oriz dhe i vunë një sinjal GPS, në mënyrë që ta kontrollonin.

Gentian Malinidi është personi i shpallur në kërkim si një nga anëtarët e grupit të trafikut të kokainës. Në fund të gushtit të vitit 2019, ai kishte nisur të shqetësohej se droga nuk po arrinte në portin e Durrësit. Kishte nisur të kontrollonte mediat greke, nëse kishin shkrime për sasinë e drogës së zbuluar në portin e Pireut.

Por policia greke e kishte mbajtur sekret operacionin. Kur u kërkuar bashkëpunimi i policisë shqiptare, prokurorët vunë në përgjim disa të dyshuar. Zoom.al ka siguruar dosjen e plotë të prokurorisë së krimeve të rënda  dhe përgjimet mes Altin Myslihaka, Adrian Bega dhe Gentian Malindit.