zoom

Lajme

Dajana Kalo pëson hemorragji cerebrale, kërkohet ndihmë për modelen 25-vjeçare

Dajana Kalo pëson hemorragji cerebrale, kërkohet ndihmë për modelen 25-vjeçare

Modelja e njohur Dajana Kalo po kalon një gjendje të rëndë shëndetësore, pas një hemorragjie cerebrale të shkaktuar nga një malformacion arteriovenoz (MAV).

Si pasojë e kësaj gjendjeje, 25-vjeçarja nuk mund të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë, si dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të specializuar.

Në ditët në vijim, Dajana pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje urgjente dhe tepër delikate në tru, e cila do të pasohet nga një proces i gjatë rikuperimi, që përfshin rehabilitim intensiv, terapi fizike dhe trajtime neurologjike.

Për të përballuar kostot e larta të trajtimit është hapur një fushatë GoFundMe, ku çdo kontribut, sado i vogël, është i çmuar. Krahas ndihmës financiare, edhe mesazhet e mbështetjes dhe solidaritetit janë një burim i rëndësishëm force dhe shprese për Dajanën.

Të gjithë ata që dëshirojnë mund të kontribuojnë për ta ndihmuar modelen të kapërcejë këtë moment të vështirë. Linkun e fushatës së ndihmës e gjeni më poshtë:

https://www.gofundme.com/f/urgjentendihme-per-dajanen25-vjece-me-hemorragji-cerebrale?attribution_id=sl:871eacb2-f8f8-4698-a81b-9ef4ba0481ee&lang=en_CA&ts=1768768041&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_medium=customer&utm_source=instagram_story

Postime të lidhura