zoom

Aktualitet

“Conference League”, 40 efektivë të policisë së Kosovës në Tiranë

Zyrtarë policorë nga Kosova kanë udhëtuar sot drejt Shqipërisë, e të njëjtit do të monitorojnë finalen e “Conference League” mes Romës dhe Feynenoord, e cila do të luhet në Tiranë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se Policia e Kosovës referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë”, deklaroi ai.Do të jenë rreth 40 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.