zoom

Të gjitha

Ç’ndodhi? Einxhel lë shtëpinë e Big Brother VIP

Mbrëmjen e djeshme, teksa të gjithë banorët po argëtoheshin dhe po luanin, Einxhel Shkira është rrëzuar keq dhe ka vrarë krahun.

Në videot e publikuara në Instagram-in e “Big Brother VIP” duket qartë se si është rrëzuar moderatorja, e cila ka thënë: “Theva krahun”.

Ditën e sotme, “Vëllai i Madh” zbuloi se Einxhel ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme, por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.

Për këtë arsye, ajo duhet të niset drejt spitalit, duke u detyruar që të lërë për pak kohë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Por sigurisht që gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, Shkira do të jetë e monitoruar nga kamerat.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor, por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.

Einxhel duhet të niset drejt spitalit, duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.

Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të “Big Brother VIP”.