zoom

Aktualitet

Çmimi i naftës “i jep gaz”, thyen çdo rekord në Shqipëri! Rritet 3 herë brenda dy ditësh

Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka pësuar një tjetër rritje, duke shënuar kështu një rekord për vendin tonë. Aktualisht nafta në vend ka kapur nivelin stratosferik prej 230 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi.

Siç shihet në fotot e siguruar nga Zoom.al, shqiptarët këtë të shtunë e paguajnë një litër naftë 230 lekë.

Konkretisht:

– “Kastrati” 1 litër benzin e shet 238 lekë, ndërsa 1 litër naftë 230 lekë
– “Gega Oil”, 1 litër benzin e shet 230 lekë, ndërsa 1 litër naftë 230 lekë
– “Eida”, 1 litër benzin e shet 230 lekë, ndërsa 1 litër naftë 225 lekë
-“Alpet” 1 litër benzin e shet 230 lekë, ndërsa 1 litër naftë 230lekë

Këto çmime pasohen nga të tjerë kompani që tregtojnë karburant.

Ajo që vihet re është se çmimi është pothuajse I njëjtë për të gjitha kompanitë dhe rritja është reflektuar në mënyrë të njëtrajtshme, shkruan Zoom.al. Kjo ngre hije dyshimi mbi një marrëveshje të fshehtë mes bizneseve, e për pasojë Autoriteti i konkurrencës ka nisur hetimet ndaj grosistëve shqiptarë. Megjithatë të të paktën 10 vitet e fundit, Autoriteti i konkurrencës nuk ka qenë i aftë të gjejë shkelje dhe të gjobisë tregëtarët e naftës, ndonëse ka bërë disa inspektime.

Orët e para të mëngjesit të sotëm shënuan rritjen e tretë të naftës Brenda dy ditësh në vend. Vetëm të mërkurën nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 38 lekë. Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi. Ndonëse nafta në bursa u ul lehtë një ditë më parë, në 113 dollarë dhe më pas u ngjit sërish në 118 dollarë për fuçi, në Shqipëri ajo vijoi të rritej dhe gjatë ditës së sotme.

Qytetarët janë shprehur se çmimi I karburantit është I papërballueshëm për ta. Ndërsa ekpertët e ekonomisë shprehen se çmimi në bursë është ndikuar nga lufta në Ukrainë. Megjithatë nafta në Shqipëri vuan edhe pasojat e disa taksave që qeveria I ka përfshirë në çmim.  Taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër, pas shtrenjtimit të fundit ( nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi ), ose mbi 40 lekë më shumë se 10 vite më parë.

The Economistë paralajmëroi sot se nëse eksportet ruse të energjisë ndërpriten plotësisht, çmimi i naftës mund të arrijë në 150 dollarë, duke rritur me shpejtësi çmimet globale të konsumit me 2%. /Zoom.al/