zoom

Aktualitet

Çmimet vijojnë rritjen, Guvernatori “pezullon” rritjen e normës së interesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se BSH nuk do të rrisë më tej normën e interesit, për një periudhë të pacaktuar.

Ai ka deklaruar se prodhimi i brendshëm bruto pësoi rritje, ndërsa rënia e inflacionit pasqyroi rënien në vendet partnere. Rritja e ekonomike, sipas tij është ushqyer nga rritje e konsumit familjar, ndërsa pritet vijim i këtyre trendëve edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, por edhe nga ndërtimi.

“Rritja e pagave dhe punësimit ka zbutur ndikimin e rritjes së çmimit në ekonomitë familjare.

Normat e interesit kanë pësuar ndryshim nga 0.5 përqind në 3 përqind deri në muajin mars, normë të cilën kemi marrë vendimin të mos ta ndryshojmë.

Normat e depozitave e kredive kanë ardhur në rritje.

Pritet rënie e inflacionin në gjysmën e parë të 2024, çka do të pasqyrojë atë që do të ndodhë në tregjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Sejko.