Aplikacion
Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer së fundmi planet e saj për zgjerimin e familjes.
Në një intervistë për emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, këngëtarja tha se dëshiron që të bëhet nënë e një vajze, por ka një problem hormonal që po e vështirëson këtë dëshirë të sajën.
“Ne kemi dy vjet që po përpiqemi të bëjmë një vajzë. Unë kam një problem hormonal. Do doja shumë ta kisha një vajzë,”- tha ajo.
Këngëtarja është nënë e një djali nga martesa e saj e parë, Fernando. Prej vitesh ajo bashkëjeton me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxha, i cili po ashtu ka një djalë, Bekimin, të cilin Çiljeta vazhdimisht e ka konsideruar si djalin e saj të vogël./ Zoom.al


