zoom

Sport

Cilësohen si “Hirushja” e sezonit, “aspirinat” gjermane synojnë tripletën

Gjatë intervistës së dhënë për “Marca”, mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Alejandro Grimaldo, ka dhënë opinionin e tij para ndeshjes ndaj  West Ham, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Europa League.

“Bundesliga? Është e pabesueshme, jam shumë i lumtur. E dija që jam në një projekt që synonte të bënte gjëra të mëdha por nuk prisja të fitoja Bundesligën në vitin e parë.

Më pas ai vazhdoi për mundësinë për të fituar tripletë: “Ne do të shohim ndeshje pas ndeshje, e dimë se mund ta bëjmë. Ëndrra është aty”.

Të njëjtin mendim ndau në konferencë para ndeshjes edhe tekniku spanjoll Alonso, duke theksuar se pas festës për titullin tani vëmendja mbetet te Kupa dhe Europa League.

Leverkursen cilësohet këtë sezon si “hirushja” e futbollit, pasi garon si surprizë në tre kompeticione, një nga të cilët e ka fituar tashmë. “Aspirinat” kishin 120 vite pa fituar një Bundesligë dhe ndaj cilësoheshin si “Neverkursen”. /ZOOM.AL/