Aplikacion
Çifti i dashuruar, besohet se e mori vendimin për t’u kurorëzuar në qytetin e dritave, pak kohë pasi e ndoqën ceremoninë “Grammy” së bashku.
Menjëherë pas lajmit të kurorëzimit të tyre në Las Vegas, disa burime deklaruan se martesa nuk është ligjore, pasi nuk është siguruar një licencë martese. Pavarësisht kësaj, dyshja e famshme janë të emocionuar për ta kaluar pjesën e mbetur të jetës së bashku.
Barker dhe Kardashian u fejuan në muajin tetor në Montecito të Kalifornisë. Bateristi i grupit “Blink-182” u tregua mjaft romantik, duke i propozuar në një plazh të rrethuar nga buqetat me qindra trëndafila të kuq, ku i kërkoi të bëhet gruaja e tij me një unazë të mrekullueshme diamanti.
Nga momenti që e bënë publike lidhjen ata kanë qenë të pandashëm dhe shumë të dhënë pas njëri-tjetrit./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë