zoom

Të gjitha

Çifti i njohur martohet në fshehtësi të plotë

Aktorja e njohur, Lena Dunham i ka dhënë fund beqarisë! Ajo është martuar në fshehtësi të plotë me partnerin e saj, Luis Felber.
Vetëm disa muaj pasi janë njohur, ata kanë vendosur që të lidhin jetën së bashku me martesë.

Sipas mediave të huaja, aktorja, shkrimtarja dhe regjisorja nuk ka folur publikisht për dasmën, por burimet konfirmuan se ata lidhën kurorë.

Nga ana tjetër, Felber ka lënë të kuptohet diçka e tillë pasi ka postuar këngën “This Will Be Our Year” nga The Zombies në rrjetin e tij social, të cilin e ka shoqëruar me një emoji zemër.
Aktorja së pari konfirmoi se ishte duke u takuar me muzikantin e njohur profesionalisht si Attawalpa-gjatë një interviste me The New York Times, botuar në prill.
“Kanë kaluar disa muaj. Ndihem vërtet me fat,” tha ajo në atë kohë.