zoom

Të gjitha

Chiara Ferragni nxjerr në shitje rezidencën e saj, por çmimi do ju habisë

Chiara Ferragni vendosi të nxjerrë në shitje “shtëpinë” e saj në Los Anxhelos  që kishte blerë në fillim të karrierës për ta përdorur gjatë udhëtimeve të saj të modës. Është një “shtëpi e vogël” me vlerë 2.699.000 dollarë.

Shtëpia njëkatëshe e rinovuar dhe e zgjeruar daton nga viti 1918 dhe është vendosur në një rrugë shumë të kërkuar me pemë në sheshin historik “Spaulding Square”. Njoftimi i agjencisë imobilare përgjegjëse për shitjen e përshkruan kështu:

“Shijojeni një shtëpi plot dritë me 4 krevate dhe 3 tualete  me një koncept modern dhe të hapur. Asnjë detaj nuk humbi gjatë rinovimit total të kësaj shtëpie: dysheme të gjera prej lisi me dërrasë, kuzhinë e re gustator, frigorifer vere, mikrovalë, banakë guri, mbulesa automatike të personalizuara të dritareve, dyer franceze që çojnë në oborrin e madh hapësinor”.

Ndjekësit e Ferragni-t, përveçse e panë atë në foto dhe video të shumta sociale, mundën ta admirojnë gjatë episodit të “Emigratis” nga Pio dhe Amedeo kushtuar Ferragnezve./L.K

/Zoom.al