zoom

Sport

Chelsea sfidon Paris SG për yllin e Inter, Marotta vendos çmimin

Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi të ri dhe klauzola e lartë e lirimit të Matthijs de Ligt mund t’i shtyjë ata të fokusohen në objektivin e Paris Saint-Germain, Milan Skriniar.

Pronarët e rinj të bluve të Londrës duan të kënaqin tifozët me një futbollist të madh pas largimit të Antonio Rudiger dhe emri i parë në listë është De Ligt.

Megjithatë, ka ende një hendek të madh midis ofertës dhe kërkesës, dhe klauzola e lirimit prej 120 milionë eurosh të holandezit mund ta shtyjë Chelsea-n të kërkojë diku tjetër.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, londinezët do të konkurrojnë me PSG-në për Skriniar, i cili duket se është lojtari që ka më shumë gjasa të shitet këtë verë nga Inter.

Zikaltrit duan rreth 70 – 80 milionë euro plus shtesa për qendërmbrojtësin 27-jeçar sllovak dhe ata e kanë bërë të qartë se nuk janë të interesuar për lojtarë në këmbim. /zoom.al/